Pas lirimit të tij nga burgu, Fredi Beleri ka zhvilluar një takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Gjatë këtij takimi, Beleri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Kryepeshkopit gjatë periudhës së tij të vështirë.
Beleri rrëfeu se Kryepeshkopi Anastas i kishte dhuruar të njëjtën ikonë të Virgjëreshës Mari që kishte varur në qelinë e tij për 16 muaj, ikonë që i kishte dhënë forcë çdo ditë. Në deklaratën e tij, ai theksoi: “Sot erdha t’i them se nuk u përkula, nuk e ula kokën, siç ia kisha premtuar. Luftova dhe me ndihmën e Zotit, ia dola mbanë.”
Ai gjithashtu falënderoi Kryepeshkopin për mbështetjen e tij dhe për gjithçka që ai bën për minoritetin kombëtar grek dhe për Kishën Autoqefale të Shqipërisë.
“Menjëherë pas lirimit tim, vizitova Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Ai më dhuroi të njëjtën ikonë të Virgjëreshës Mari që kishte varur në qelinë time për 16 muaj dhe më jepte forcë çdo ditë.
Sot, erdha t’i them se nuk u përkula, nuk e ula kokën. Këtë ia kisha premtuar. Luftova dhe me ndihmën e Zotit, ia dola mbanë.
E falënderoj nga zemra për mbështetjen e tij dhe për gjithçka që bën për minoritetin kombëtar grek dhe për Kishën Autoqefale të Shqipërisë!” shkruan Beleri në rrjetet sociale.