Franca ofron prezervativë për të rinjtë dhe kontraceptivë falas për gratë

Prezervativët falas tani janë në dispozicion për të rinjtë nën moshën 26 vjeç në farmacitë franceze, si pjesë e asaj që presidenti francez Emmanuel Macron e ka quajtur “një revolucion të vogël në kujdesin shëndetësor parandalues”.

Strategjia e re shëndetësore, e cila synon të frenojë përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD) midis të rinjve në Francë, hyri në fuqi ditën e Vitit të Ri dhe u njoftua nga Macron në dhjetor. Fillimisht synohej për moshat 18-25 vjeç, por më vonë u shtri edhe tek të miturit.

Kontracepsioni urgjent gjithashtu do të jetë i disponueshëm falas për të gjitha gratë pa recetë që nga 1 janari, sipas një postimi në Twitter nga zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran të hënën.

Që nga 1 janari 2022, gratë franceze nën moshën 26 vjeç kishin tashmë akses në kontracepsion falas. Kjo përfshinte konsultime me mjekë ose mamitë dhe procedura mjekësore të lidhura me kontraceptivin e tyre të zgjedhur.

Masat e fundit vijnë pasi autoritetet shëndetësore vlerësojnë se shkalla e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në Francë u rrit me rreth 30% në 2020 dhe 2021, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Është një revolucion i vogël në kujdesin shëndetësor parandalues. Është thelbësore që të rinjtë tanë të mbrohen gjatë marrëdhënieve seksuale”, tha Macron në dhjetor.

Të Fundit