Jemi pozicionuar në banesën e z.Vladimir Sinjari, banor i mocëm i lagjes Goricë, Berat, i cili kërkon ndihmën e emisionit Stop. Midis banesës së tij dhe asaj të fqinjës, ndodhet ish-shkolla e vjetër, monument kulture i kategorisë së dytë. Sipas qytetarit, fqinja, në oborrin e kësaj shkolle, ka ndërtuar tarraca dhe shkallë prej guri që i lidhin ato, pa autorizim dhe duke cënuar drejtpërdrejt banesën e tij.Familja Sinjari, duke parë, që fqinja po rriste lartësinë e mureve, me këtë shkresë të datës 6 shtator 2023, vë në dijeni Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat. Drejtori, Jurgen Pushi, nuk e mori kurrë në konsideratë këtë kërkesë, por u detyrua t’i kthejë përgjigje IKTK, duke i thënë, se drejtoria është vënë në dijeni nga qytetari më 6 shtator. Sidoqoftë, z.Pushi i tregon Institutit, se fqinja ka realizuar punime për sistemimin e oborrit të taracuar, me miratimin e Bashkisë Berat.Ai shprehet, se një pjesë e shkallëve, janë ndërtuar me murin ndarës të dy banesave.Pra, sipas drejtorit, nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]