Kryeministri Edi Rama tha këtë të martë në rubrikën “Sy m’sy” ku ndër të tjerat ka komentuar edhe ngjarjen e djeshme ku në takim me qytetarët në Kavajë ku teksa tregonte një histori me Pandeli Majkon u tha atyre “nëse jeni kurioz fotot e mia nudo i keni në Google”.
Kjo fjali e kryeministrit u komentua ditën e djeshme dhe u kritikua pasi të pranishëm kishte edhe fëmijë, vetë Rama tha në “Sy m’sy” se fotot në Google, janë të mbuluara dhe të pranishmit në takim nuk ishin fëmijë. Duke iu përgjigjur kritikave, Rama tha se ata që po i bëjnë këto kritika nuk e kanë kapacitetin moral për ta bërë një gjë të tillë.
E para njëherë në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata dhe e treta, po mirë more po si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral, kur këta çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve dhe shqiptarëve se çfarë nuk duhet të thotë njeriu. Këta me akuza, më shpifje, me sharje, zi komplet… jam pa fjalë”,-tha Rama.