Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.
Rama e ka pritur me shtrëngime duarsh dhe përqafime presidentin turk, ndërsa pas fotos zyrtare të dy u drejtuan për tu ulur në këndin e zyrës së kryeministrit.
Në tavolinë ishin 3 flamuj: kuq e zi, ai turk dhe ai i bashkimit Europian. Nuk mund të mungojnë as lapsat me ngjyra apo kutija me bojrat e pikturave.
Pas takimit në Kryeministri pritet të mbahet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe më pas do të bëhet firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve.