Princi i Kurorës, Leka Zogu I, i shoqëruar nga partnerja e tij, fotografja Blerta Celibashi, ishin pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Lushnjes, në kuadër të përkujtimit të 105 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.
Daljet publike të Princ Lekës dhe Blerta Celibashit kanë filluar të marin një tjetër ritëm që pas përfundimit të divorcit me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia. Gjatë festimeve për Kongresin e Lushnjes, Blerta ia ka marrë dhe valles me këngë çame, tepër tërheqëse dhe me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.
Në faqen zyrtare të princit janë publikuar disa fotografi nga ceremonia e organizuar në kuadër të Kongresit, ku hapësirën dhe vëmendjen më të madhe e ka marrë Blerta Celibashi.
Të kapur përdore dhe të lumtur, as vendimi i gjykatës i dhënë po ditën e djeshme ku shpalli Princ Lekën fajtor për skandalin me Elia Zaharian dhe babain e saj Gjergjin, nuk ia prishi humorin çiftit të ri.