Kafshë mutante blegtorie po shihen gjithnjë e më shumë në fermat perëndimore, speciet e të cilave po krijohen sipas industrisë, për të mbushur boshllëqet e kërkesës së mishit.
Imazhe shokuese vijnë nga ferma të ndryshme ku shihen kafshë me super-përmasa falë teknikave selektive të lindjeve dhe mutacioneve gjenetike për të krijuar mase trupore dhe muskuj monstruozë, shkruan britanikja The Sun.
Një racë belge lopësh e njohur si ‘Belge Blu’ ka nisur të kryejë tashmë rregullisht mutacionin e njohur si “dopjo-muskuj” që i kthen në kafshë të përbindshme.
Lopë te tilla duhet të lindin viçat e tyre gjithmonë me operacion, madje edhe kur lindja është e suksesshme, viçat kanë shpesh defekte si pjesë të stërmëdha të kokës që i bëjnë të vështirë ushqimin me gji.
Megjithatë shumica e audiencës online kur shikojnë fotot e tyre besojnë se thjesht janë injektuar me steroidë.
“Edhe injektimi i steroidëve duket të jetë i jashtëligjshëm te kafshët”, shkruante një komentues ne rrjet.
“E tmerrshme …hipokrite ajo çfarë i bëjnë këtyre krijesave të pafajshme,” shkruante një nga miliona shikuesit në rrjetin YouTube në pamjet e kafshëve muskuloze nga Brukseli.
Megjithse disa pretendojnë se mutacioni i muskujve është natyral, industria e mishit i shumon qëllimisht kafshë të tilla pasi peshojnë më shumë dhe rrjedhimisht shesin më shumë mish.
Kafshët e stërmëdha duket se janë rezultat i kërkimeve në Korenë e Jugut, të cilët kanë arritur këtë masë me anë të modifikimit gjenetik të tyre.
Jin-Soo Kim, biologu molekular në Universitetin e Seul tha se me anë të ndryshimit të geneve mund të krijohet derri i përkryer për therrtore.
Ai thotë: “Kjo bëhet me anë të çiftimit. Por kërkohet dekada punë. Janë dashur vite kryqëzimesh për të arritur te lopët Belge Blu”.