Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës kërkon masën ‘detyrim paraqitje’ për 2 persona

Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy personat e arrestuar më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Tiranës, për marrjen e masës së sigurisë.

Ata akuzohen për veprën penale të “shkeljes së fshehtësisë së votimit”, pasi u kapën në flagrancë duke fotografuar votën.

Sipas informacioneve, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Seanca është në zhvillim e sipër dhe pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin në orët në vijim.

Kujtojmë se më 11 maj janë arrestuar disa persona në të gjithë Shqipërinë, të cilët fotografuan votën e tyre, me qëllim shpërndarjen në rrjete sociale.

Të Fundit