Udhëheqësit e NATO-s kanë mbërritur në Bruksel për të shqyrtuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Mediat e huaja teksa kanë publikuar foto zyrtare para takimit, bëjnë me dije se takimi i NATO-s tani është duke u zhvilluar, me diskutime me dyer të mbyllura. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Sikurse duket në foto kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në rreshtin e parë, krah Biden, Erdogan dhe Jonson.