Spider Man i ka dhuruar Papa Françeskut maskën e tij personale të filmit të superheroit.
Një i ri, i veshur me kostumin e famshëm të Spider Man-it, me ngjyrat e kuqe, të zezë dhe blu, ishte ulur në ndenjësen VIP të audiencës në Cortile di San Damaso në Vatikan, para se të prezantohej me Papën.
Ndërkohë që ky i ri në fund të aktivitetit i dhuroi Atit të Shenjtë maskën e Spider Man.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se njeriu i fshehur pas kostumit të Spider Man ishte 27-vjeçari Mattia Villardita, nga Italia e Veriut. Ai ndodhej në këtë ngjarje për shkak të punës së tij si imitues i personazhit të filmit Spider Man dhe vizitonte fëmijët e sëmurë në spitale për t’i sjellë atyre sadopak gëzim.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Presidenti italian Sergio Mattarella vlerësoi me çmim Villardita për punën e tij me fëmijë të sëmurë.