FOTO/ Provokim në hotelin e Kombëtares, vendoset harta e Kosovës me flamurin serb

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për grupin K të kualifikueseve të Botërorit, do të luhet sot në orën 20:45 në Leskovac.

Ashtu siç ishte parashikuar, nuk kanë munguar provokimet në prag të sfidës. Rasti më i fundit është shënuar në qytetin e Nishit, aty ku është akomoduar ekipi përfaqësues dhe delegacioni kuqezi.

Në disa zona të qytetit janë vendosur parrulla të vogla, ku shihet harta e Kosovës me flamurin serb, një veprim i konsideruar provokues në këtë kontekst të ndjeshëm.

Të Fundit