Gjatë një operacioni të koordinuar nga Sociedad de Activos Especiales (SAE), tre prona luksoze të vendosura në Llano Grande, Antioquia, u kontrolluan pasi dyshohet se i përkisnin Juan José Valencia Zuluaga, i njohur në botën e krimit të trafikut të drogës si “Falcón”.
Ky individ konsiderohet si një nga drejtuesit e “Clan del Golfo”, një prej organizatave kriminale më të fuqishme në Kolumbi.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan armë, municione si dhe u arrestuar një shtetas shqiptar, bëjnë me dije mediet e huaja.
Prona e parë, e cila u kontrollua, është një shtëpi madhështore dykatëshe e vendosur në Llanogrande, një zonë rurale të Antioquia. Kjo rezidencë përmban një sërë objektesh luksoze, duke përfshirë një dhomë kinemaje, një dhomë lojrash dhe një zonë të gjerë ngrënieje.
Pronarët kanë gjithashtu dy dhoma ndenjeje, njëoxhak, një zonë xhakuzi dhe një pishinë. Përveç kësaj, shtëpia është e pajisur me një palestër, një qilar dhe një poligon qitjeje.
Pamjet e jashtme të pronës nuk janë më pak mbresëlënëse. Janë ndodheshin një numër i madh makinash të parkuara, kopshte të gjera, një bibliotekë, një banjë turke, një fushë futbolli dhe një liqen artificial të zbukuruar me një shatërvan.
“Falcón”, prej vitesh është i lidhur me trafikun e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Prona e dytë ndodhet në fshat dhe pasqyron gjithashtu një mënyrë jetese luksoze. Kjo shtëpi ka një dhomë ndenjeje në natyrë, një kuzhinë, dhe disa dhoma gjumi.
Gjatë kontrollit në pronën e tretë, autoritetet gjetën një shtetas shqiptar, i cili banonte në pronë. Gjatë kontrollit u zbuluan tre armë zjarri dhe një sasi municionesh, të cilat nuk mund të justifikoheshin nga shqiptari.
Shtetasi shqiptar është vënë në dispozicion të Policisë Kombëtare për hetime të mëtejshme.
Prania e armëve dhe municioneve në banesë përforcon perceptimin se këto prona shërbenin jo vetëm si strehë luksoze, por edhe si qendra të mundshme operacioni për veprimtari kriminale të lidhura me trafikun e drogës.