Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Napoli. Pas fitores kundër Sassuolo-s, është mësuar se “këmba e majtë” e Diego Armando Maradona-s, një pikturë 3D, e cila ishte e ekspozuar në një murale të madhe në nder të legjendës argjentinase, është vjedhur.
Për momentin nuk janë ende të qarta rrethanat, por ky vjedhje po bën shumë zhurmë në qytet.
Kjo vepër konsiderohet e shenjtë në Napoli, për tifozët është një dhuratë e çmuar e bërë në 1990 me rastin e fitimit të titullit të dytë kampion.