Në një ceremoni të zhvilluar këtë të shtunë Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj do të marrë sot detyrën.
Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë edhe krerët e politikës shqiptare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Po ashtu në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputeti socialist, Erion Braçe, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.
Imzot George Frend dha dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës ndërsa Papa emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj.