Ka lindur në Shqipëri fëmija i dytë afgan. Mësohet se një çift afgan, që është strehuar tashmë prej disa muajsh në vendin tonë, kanë sjellë në jetë një djalë.
Nëna e djalit quhet Laili Habib dhe është e punësuar në një klinike dentare në Tiranë. Ndërsa bashkëshorti i saj Abdul Yusufi, është me profesion inxhinier dhe ka punuar në pjesën ushtarake të aeroportit të Kabulit, atëherë nën kontrollin e amerikanëve. Çifti e ka pagëzuar djalin me emrin Hamza.