FOTO LAJM: Të rrezikosh jetën për të shkuar në votime

Pavarësisht se jemi në vitin 2023, 33 vite demokraci, sërish ka vende në Shqipëri ku qytetarët kalojnë situata ekstreme.

Kujtim Margjeka, banues në fshatin Bujan të Tropojës, pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja e tij duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, për t’u kthyer në shtëpi.

Ai e ka ilustruar me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi, pas dhënies së votës në qendrën e votimit, teksa ka postuar gruan në rrjetet sociale ku kalon në urën e shkatërruar.

“Sapo votuam dhe ne kthim per shtepi ‘ ne foto gruaja ime duke kaluar uren ‘ shpresojm qe te regullohet nje dite ‘ ( vota jon plumb per armikun e per katund te fikun )” shkruan Kujtim Margjeka në rrjetet sociale.

Sipas tij, ura dhe kjo lagje kanë vite që nuk ndryshojnë. Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë si një çështje që duhet zgjidhur menjëherë, duke u përpjekur të tërheqë edhe vëmendjen e drejtuesve që po garojnë.

Të Fundit