Sa shumë goma në Himarë!!! Në pamje të parë të ofrojnë panoramën e një gomisterie, por që në realitet nuk kanë asnjë lidhje.
Ato vijnë nga fundi i detit në Himarë, duke ngritur kështu alarmin për një katastrofë mjedisore.
Është Himara tjetër që nuk shohim, atë që ofron në detin tonë që na duket i bukur të gjithëve kur shkojmë për shëtitje apo pushime.
Por, kjo katastrofë mjedisore do të sillej në vëmendjen tonë falë një aksioni mjedisor nga “Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center”.
Nuk dihet se si kanë përfunduar të gjitha këto goma në fund të detit, por vlen të theksohet se deti duhet mbrojtur duke e mbajtur të pastër.