Në Muzeun e Ushtrisë Kombëtare Britanike gjendet dhe fotoja e mëposhtme e Mbretit Charles e cila daton nga viti 1999.
Aty Mbreti Charles, në pozicionin e Princi të Wellsit asokohe, vizitoi Gardën e Parë të Dragoit të Mbretëreshës. Kjo Gardë ndodhej në territorin e Kosovës.
Rojet e Dragoit të Mbretëreshës rekrutoheshin kryesisht në Uells, kështu që si Princi Charles kishte një interes të veçantë për regjimentin. Ky i fundit u mbiquajt “Kalorësia Uellsiane”. Në vitin 2003, Mbreti i sotëm u bë kryekoloneli i tyre.
Fotoja e Mbretit në tokë shqiptare u shkrep nga rreshteri David John Miles. Ai ishte një rezervist që doli vullnetarisht për të shërbyer si fotograf me Brigadën e 4-të të Blinduar në Kosovë.
Kush është mbreti Charles
Charles III, 73 vjeç, është më i madhi nga katër fëmijët e mbretëreshës dhe burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë qartësisht trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare. Titujt e Charles-it përfshijnë Princin e Uellsit, Dukën e Cornwall-it, Dukën e Rothesay dhe Konti i Carrick.
Charles u martua me princeshën e Wellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princi dhe Princesha e Uellsit. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.
Në vend që të edukohej në mënyrë private në Pallat, princi u dërgua në shkollë. Pas kësaj ai u diplomua me Bachelor të Arteve në Kembrixh. Princi i ri më pas shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore, si edhe në Marinën Mbretërore. Ai u vendos në disa anije luftarake gjatë viteve 1970.
Pas vdekjes së Elizabetës, Pallati Buckingham konfirmoi të enjten se monarku i ri do të njihet si Mbreti Charles III.
Charles njihet për fushatat e tij në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, ku me anë të fjalime të gjata ka bërë thirrje për qëndrueshmëri në përpjekjet për të mos ndotur mjedisin. Fusha e tij e aktivitetit përfshin zgjerimin e arsimit dhe mundësive për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.