Një proces gjyqësor ku i dyshuar kryesor është një bashkëshort shqiptar po mbahet në Britaninë e Madhe ka tërhequr vëmendjen e medieve vendase. Është rasti i Fatos Xhetës që akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Safie Xheta. 35-vjeçarja u gjet e vdekur pranë burrit të saj në shtëpinë e tyre në Oxford më 17 qershor. Fatos Xheta ka dalë këtë javë para gjykatës.
Një nga mikeshat e tyre tha përpara trupës gjykuese se disa muaj para se Safieja u rrah me grushte duke i nxirë të shoqes dhe i kishte thyer telefonin. Dorela Rehova tha se viktima ishte shumë e shqetësuar dhe se ishte në një situatë shumë të keqe. Rehova kishte punuar si pastruese në një minifabrikë me viktimën rrëfeu se kjo e fundit i kishte thënë: “Fatosi më ka nxirë syrin. Ka gjetur disa mesazhe në telefonin tim nga Italia. Përse nuk më lejon të kem më miq? Nuk kam më as telefonin, sepse ma theu”.
Gjykata dëgjoi edhe të tjerë dëshmitarë, të afërm të autorit që kishin vizituar shtëpinë e çiftit ditën përpara se të ndodhte krimi, por nuk kishin dyshuar për asgjë të keqe. Arjan Lazri, kushëri me Xhetën tha se: “Dukej kaq e lumtur, nuk arrij ende ta besoj. Nuk kishte asgjë që të më bënte të dyshoja për diçka të pakëndshme”.
Vëllai i madh i Xhetës, Dashmiri pohoi se çifti kishte marrëdhënie të respektit reciprok, dhe se i akuzuari e kishte dashur gruan e tij. Një tjetër kushëri i Xhetës, Bektash Lazri tha se çifti nuk kishte pasur zënka.
“Për të thënë të vërtetën, jo. Ata kanë ecur dorë për dore si të dashuruar”, – tha ai. Juria dëgjoi se çifti ishte njohur në Shqipëri me shkuesi dhe më pasi ishin transferuar në Itali. Prokurori Charles Ëard-Jackson deklaroi se: “Zonja Xheta ka pësuar prerje në qafë aq të thella sa gati ia kishin këputur kokën”.