Cristiano Ronaldo ka pozuar me ish-kampionin e peshave të rënda në UFC Francis Ngannou.
Ky postim ka bërë që fansat të fillojnë supozimet dhe komentet e ndryshme në rrjetet sociale. Kjo gjë ndodhi pasi fansat vunë re gishtin e Cristiano Ronaldos i cili ishte i lyer me manikyr të zi. Komentet ishin nga më të ndryshmet, ku shumica supozonin se Georgina praktikon dorën, ose se vajzat e tij luajnë duke i lyer gishtat Ronaldos.
Në fakt, teoria se ndonjë nga vajzat e tij mund ta ketë bërë këtë bie poshtë pasi Ronaldo është fotografuar edhe vite më parë me gishtat e lyer me të zezë.
Sipas raportimeve të ndryshme, lyerja e gishtave të këmbës është një gjë e cila praktikohet edhe nga luftëtarët. Me sa duket, veshja e thonjve me një lloj llaku të zi ndihmon në parandalimin e thyerjes së thonjve. Manikyri forcon thoin e këmbës. Në rastin e Cristianos, dihet se futbollistët kanë kontakt intensiv me topin dhe kështu janë të rrezikuar shpesh të marrin goditje në gishtat e këmbëve, kështu që lyerja ndodh për të mbajtur të forcuar thoin.
Great talking with the 🐐 in Riyadh today. Very inspirational! @Cristiano pic.twitter.com/aaMXmc1GUB
— Francis Ngannou (@francis_ngannou) January 21, 2023