FOTO/ Bënte thirrje për akte terroriste, arrestohet ekstremisti në Kukës

Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Dejtoria e Antiterrorit, pasi bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica) i bënte thirrjet në rrjetet sociale, ku postonte me profile false, foto dhe shkrime nxitëse.

Ky person kishte prirje ekstremiste fetare dhe gjithashtu i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.

Materialet i kaluan Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), për veprime të mëtejshme.

 

Një nga postimet e 56-vjeçarit në rrjetet sociale

Të Fundit