Neritan Halilaj nga Vlora, tregon se në muajin tetor, bashkëshortja lindi një djalë. Lindja shkoi shumë mirë, por mjekja po i bënte mjekim, për shkak se të sapolindurit i kishin dalë ca pucrra në fytyrë dhe trup. Ditën e pestë, kur do dilte nga spitali, foshnjes i bënë edhe vaksinën.Ishte kjo koha, kur djali ndërroi jetë.Neritani ka kërkuar, të dijë arsyen, pse ndërroi jetë, por nuk ka një përgjigje dhe rezultati i autopsisë nuk po del.Mjekja gjinekologe thotë, se gjatë lindjes, cdo gjë shkoi mirë.Sa për vaksinat, ajo thotë, se u bëhen të gjithë fëmijëve të sapolindur.Neritani kontaktoi edhe mjeken neonate për ta pyetur për diagnozën, por edhe këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.Ne u interesuam pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku na u tha, se dosja u mor në dorë në datën 9 janar dhe do të dalë rezultati për një javë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]