Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takimin e parë me partnerët ndërkombëtarë, me delegacionin nga Qendra për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në EUROPOL (ESOCC).
Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se delegacioni kryesohej nga Andy Kraag, drejtues i Qendrës kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në EUROPOL, i shoqëruar nga Shefi i Njësisë në Projektin Analitik HROCG – Grupet Kriminale me Rrezikshmëri të Lartë, si dhe nga Zëvendësdrejtuesi i Njësisë në këtë projekt.
“Gjatë takimit, drejtori Hita dhe Kraag vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.
Drejtori Hita siguroi përfaqësuesit e delegacionit për angazhimin dhe vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ai theksoi se vetëm nëpërmjet bashkëveprimit të ngushtë dhe pa barriera mund të arrihen rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e implementimit të strategjisë së re të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar 2026-2028, si dhe Projekti Analitik HROCG, i cili përfshin identifikimin, profilizimin dhe ndjekjen e grupeve kriminale më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar, analizën e rrjeteve kriminale, shkëmbimin e inteligjencës, si dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Ky projekt synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe operacionale, si dhe ndërhyrjen e sinkronizuar ndaj aktiviteteve



