Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave të Forbes Global Properties, rrjeti ndërkombëtar i pasurive të patundshme.
Në fjalën e tij, Rama nënvizoi se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion tërheqës për rrjetet ndërkombëtare.
“Është një arritje mjaft e madhe. Sot Shqipëria është një destinacion shumë tërheqës dhe kjo është një gjë e mirë. “Forbes Properties” është gjë e mirë që ka interes për Shqipërinë. Ata shkojnë aty ku ata mendojnë se ka një horizont për ta. Ky është lajm i mirë edhe për shqiptarët pasi nënkupton që pronat, pasuritë e tyre po marrin vlerë”, tha Rama.
Si një vend që asipron anëtarësimin në BE, Rama tha se pasuritë e paluajtshme duhen parë si një investim, gjë që tregon se vlera e tyre pëson rrijte dyfish.
“Kam thënë se të gjithë duhet ti shohin pasuritë e paluajtshme në Shqipëri si një mundësi e jashtëzakonshme dhe investim i madh sepse për 4-5 vjet do jemi pjesë e BE-së, dhe kjo tregon se vlera e pasurive të paluajtshme pëson rritje dyfish.
Kjo gjë ështe keqkuptuar sikur gjërat do bëhen më të shtrenjta, pra do jetë e kushtueshme të blesh një banesë. Pjesa pozitive e mesazhit është se çdo familje shqiptare do të ketë një pronë të veten që do ketë një vlerë shumë herë më të lartë në vetëm pak vite”, u shpreh kryeministri Rama.