Fondet për mbrojtjen civile, Rama: 500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar fondet e parashikuara për mbrojtjen civile. Rama thekson se këto fonde synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore.

Ai shton se nga këto fonde 500 milionë lekë janë për kompensimin e qytetarëve dhe 500 milionë për investime. 1.5 miliardë lekë mësohet se do të jenë për financimin projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore.

“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen.

1.5 miliardë lekë për financimin projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore

300 milionë lekë për financimin e projekteve për digat dhe rezervuarët

1 miliard lekë për formën e transfertës së kushtëzuar

500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve

500 milionë për investime”, shkruan Rama.

Të Fundit