“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot në orën 18:00, datë 1 dhjetor 2025, u mbajt foltorja e tretë e opozitës përpara Kryeministrisë.

“Sot në orën 18:00 do të mbahet Foltorja e tretë e PD-së. Në fokus do të jenë denoncimet që bëhen nga Partia Demokratike në adresë të qeverisë, por edhe në adresë të kryeministrit. Në këtë foltore, një hapësirë kohore do u jepet edhe partive aleate të PD-së dhe qytetarëve. Fjalimet e tyre kanë qenë të mbushura me akuza në drejtim të qeverisë. Vetë kreu i PD Sali Berisha ka thënë se synimi i protestës nuk është grumbullimi i shumë qytetarëve, por opozita të ketë zërin e duhur, pasi pretendojnë se nuk lejohet të flasin sa duhet në Kuvend.

PD po mendon që të shpërndajë Foltoren në qytete të vendit. Ky mendim është dhënë, por ende nuk ka një veprim konkret për këtë aksion opozitar. Nga PD është folur edhe për një protestë kombëtare, por ende nuk kemi një datë konkrete se kur do mbahet protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia ka marrë masa edhe për protestën sot, ku ka ndaluar parkimin e makinave pranë vendit ku do të mbahet protesta. Është marrë në mbrojtje dhe Kryeministria. Numri i efektivëve pritet të jetë më i ulët këtë herë.

PD ka mbajtur më herët dy protesta përpara Kryeministrisë, të cilat kanë qenë kryesisht të qeta dhe pa incidente.

Të Fundit