Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është përfshirë në një skandal të paprecedentë me një punonjës sigurimi në aeroportin e Mynihut në Gjermani, gjatë kthimit të saj për në Los Angelos.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një videoje në rrjetet sociale, ku shihej duke qarë me denesë në aeroport, teksa shprehet se ajo u ndalua nga një punonjës i sigurimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, pasi i foli shqip. Duke menduar që ajo është shqiptare, punonjësi ka nisur që ta diskriminojë atë
“Lufthansa jam kërcënuar sepse agjenti i sigurimit mendoj se ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”,- tha në video Bebe Rexha.
Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles kur ndodhi ky skandal.
E njëjta më pas, bëri edhe një reagim me shkrim në instastory, duke shpejguar qartazi situatën dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.
“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë.
Asnjë nga punonjëset gra në @Lufthansa nuk ndërhyri apo të thonte diçka. Ai nuk më dha emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi këngëtarja Bebe Rexha