Gjatë këtyre ditëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre për të festuar.
Sipas policisë kufitare në këto 5 ditë kanë hyrë dhe kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi 42 477 shtetas ndërsa fluksi më i madh është shënuar në hyrje të shtetit tonë.
Pala shqiptarë ka punuar me 6 sportele duke u alternuar në varësi të situatës së krijuar.
Sa i përket Qafë-Thanës edhe në këtë pikë kufitare ka pasur fluks por përveç turistëve numrin me të madh të dyndjeve e kanë pasur qytetarët nga zona jonë dhe jo vetëm që shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të bërë pazaret dhe kthehen brenda ditës.
Sipas shifrave të fundit nga policia kufitare bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit Kapshtica ka regjistruar 6219 hyrje dhe 1484 dalje ndërsa Qafë Thana 3020 hyrje dhe 3130 dalje.