Fluks në Kakavijë, 7 mijë emigrantë kthehen në Greqi në 24 orë

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes vazhdon fluksi në dalje nga Shqipëria ndërsa bashkatdhetarët tanë pas përfundimit të festave rikthehen në shtetin grek.

Sipas Policisë Kufirare gjatë 24 orëve të fundit në sportelet e daljes në doganën e Kakavijes janë regjistruar 6.999 persona dhe 2333 automjete.

Policia Kufitare në Kakavije përgjatë fundjavës po punon me një numër të shtuar sportelesh duke evituar radhët e gjata të pritjes në kufi.

Pala greke punon me sportele të reduktuara duke shtuar kohën e qëndrimit në sportelet e dokumentave për personat dhe automjetet që udhëtojnë në drejtim të shteti fqinj.

Gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nëpërmjet doganës së Kakavijes lëvizën në të dyja anët e kufirit rreth 150 mijë persona.

Të Fundit