Në doganën e Kakavijës fundjava po regjistron një fluks të konsiderueshëm të lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Këtë të shtunë janë qindra automjete që udhëtojnë në drejtim të Greqisë ndërsa kanë ndeshur me orë të gjata pritje në sportelet e doganës greke të Kakavijes.
Sipas udhëtarëve radha e pritjes në tokën greke mesditën e sotme ka arritur në 3 kilometra. Pjesa më e madhe e udhëtarëve i drejtohen shtetit fqinj për të kaluar javën e Pashkës orthodokse.
I konsiderueshëm është edhe numri i personave që gjatë fundjavës udhëtojnë drejt Janinës për të kryer blerje të ndryshme si shkak edhe i çmimeve më të lira të mallrave.
Gjithashtu aplikimi i regjimit të ri të kontrollit kufitar ka shtuar orët e pritjes në doganën greke të Kakavijes. Përgjatë javës së ardhshme për shkak të festës së Pashkës orthodokse dogana e Kakavijes pritet të përballet me një fluks të rritur të lëvizjes në kufirin me shtetin grek.



