Miljano Çollaku është një qytetar nga Fieri. Prej disa muajsh, nëpërmjet miqve ka kontaktuar me një vajzë nga Tirana, e cila i kërkoi 1500 euro, që ta pajiste me certifikatë të gjuhës gjermane.Por muajt kaluan dhe vajza vetëm justifikohej e gënjente. Miljano tregon, se vajza fliste në emër të ambasadës gjermane dhe hiqej si punonjëse në këtë institucion. Këstin e fundit të pagesës prej 600 eurosh e mori një grua tjetër, e dërguar prej të parës.Pas ndërhyrjes së gazetarit të emisionit “Stop”, Miljano mori të plota 1500 euro, që kishte paguar.
