Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, 37-vjeçares shqiptarë, nënë e dy fëmijëve tronditi opinion publik në Shqipëri dhe në zonën ku jetonte në Castelfiorentino pranë Firences.
Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa teksa u raportua nga mediat italiane se çifti ishte në proces divorci dhe madje 37-vjeçarja kishte krijuar një raport tjetër.
“Klodiana kishte marrë vëllezërit dhe motrat në Itali. Nuk na ka treguar asgjë Klodiana për problemet që kishte me Alfredin. Kishin 30 vite bashkë.
Atë natë kishin pasur grindje, nuk ishte larguar nga shtëpia. Ai punonte me djalin tim. Klodiana nuk kishte lidhje tjetër.
Vëllai i Alfredit e ka bërë gjysmën e punës, ka shpifur për Klodianën.
Më tregojnë një rast që kunati e ka rrahur. Ndërkohë Alfredi për shumë kohë nuk ka folur me vëllain e tij dhe vetëm kohët e fundit ishin takuar. Klodianën e kanë dashur të gjithë shqiptarë, italianë e gjermanë”, rrëfeu i ati i 37-vjeçares.