Avokati i Ergys Agasit ka folur para derës së SPAK-ut, duke mohuar se klienti i tij të jetë “kryeministër në hije”.
Ai shtoi se nuk ka prova për episodin e pretenduar të pengmarrjes dhe se Agasi nuk e njeh personin në fjalë.
“Agasi nuk është punonjës i shtetit”, tha avokati Haxhia i cili shtoi se kamerat në zyrën e klientit të tij janë vendosur për arsye sigurie, pasi më herët ka pasur tentativa për ti vjedhur biznesin.
Sipas avokatit, SPAK mund të ketë publikuar të dhëna nga dosja për arsye ndoshta edhe politike.
Ergys Agasi është i akuzuar në dosje ne SPAK për tenderat e AKSHI-t.


