Strategjia e kufizimeve në pandeminë e Coronas shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi në degë të ekonomisë.
Sipas shpikësve të vaksinës Biontech/Pfizer Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, durim duhet edhe vetëm për disa muaj.
Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së Coronas të përfundojnë deri në vjeshtë. “Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”. Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.
Vaksina e Coronas e BioNTech/Pfizer
Së bashku me gruan e tij, Sahini themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vaksina e Coronas e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 Dhjetor. Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori.