Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka shtruar vija të bardha me miell në shkallët e Kuvendit të Shqipërisë, duke simbolizuar atë që ai quajti me parë narkoregjimin që është instaluar në vend.

“Garda ka marrë fytyrën e regjimit”, u shpreh ai ndërsa gardistët ndaluan hyrjen e disa deputetëve, që janë penalizuar nga Komisioni i Etikës.
“Ne këtu përfaqësojmë popullin opozitar, na mohuan të drejtat kushtetuese, le të thotë dikush çfarë rrugë na ka mbetur. Ne jemi ata që nuk duan narkoregjim, që duan të zbatohet kushtetuta. Ky është simboli i këtij narkoregjimi”, u shpreh Noka.