Avokati i Popullit është kthyer në mollë sherri gjatë seancë së të enjtes në Kuvendin e Shqipërisë pas kërkesës së opozitës për të tërhequr firmat nga 6 kandidatët për këtë pozicion.
Seanca është ndërpresë vetëm pak minuta pasi nisi pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për përjashtimin e deputetit Flamur Noka i cili e fyeu gjatë kohë që ai fliste.
“Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Jemi në shkelje të rregullores se nuk kemi dëgjuar argumentin përse kanë kërkuar heqjen nga rendi i ditës. Asnjëri prej folësve nuk ka sqaruar përse kjo çështje duhet të iki nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’iu lexoj unë listën. Të gjithë e dini se Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë post se nuk e le ligji se ka mbushur 70 vjeç”, tha Balla ndërsa deputeti Flamur Noka i thotë injorant.



