Flamur Noka- Bashës: I ngule thikën pas shpine Berishës – Stop
Lajme, Të Gjitha

Flamur Noka- Bashës: I ngule thikën pas shpine Berishës

Debate të forta po zhvillohen në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Debatet janë zhvilluar mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Noka i ka kërkuar shpjegime kreut të demokratëve mbi ecurinë dhe vendimin për Sali Berishën, ku ky i fundit u përjashtua nga grupi Parlamentar i PD me vendim të Bashës.

Ndërkohë Noka nuk është në të njëjtin mendim me Bashën duke u shprehur haptazi kundër përjashtimit të Berishës.

Në ballafaqimin mes këtyre dy figurave të PD-së, mësohet se Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”.

Noka: Ti je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.

Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *