Vajza e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ka rrëqethur më fjalimin e saj në ceremoninë e nderimit të tij, ku pjesë ishin dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
Me zërin që i dridhej, ajo u shpreh se ikja e tij u ka lënë një plagë të madhe në zemër, por do të jenë gjithnjë krenarë pasi ai flijoi jetën për lirinë e atdheut.
“Ikja jote bab na la një plagë të madhe në zemrat tona. Nuk di si të jetoj pa ty, pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ishte shumë e rëndë. Vendin tënd nuk e zë njeri. Babi, ti ishe njeri më i dashur për familjen, shoqërinë dhe punën ku flijove jetën për lirinë, për këtë vend. Ne dhe e gjithë Kosova jemi krenarë për ty. Të premtoj se do jem krenare për ty”, ka thënë vajza e Afrim Bunjakut.