Legjendari brazilian, Pele është një nga më të mirët, dhe sipas shumëkujt, futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave, dikush që ishte aq shumë mbi të gjithë të tjerët, saqë emri i tij ka hyrë zyrtarisht në fjalorin e gjuhës portugeze në Brazil dhe ka kuptimin e paimitueshmërinë dhe pazakontësinë.
Fushata e quajtur “Pele në fjalor” u nis nga Fondacioni “Pele” dhe SporTV dhe shumë shpejt mblodhi 100 mijë firma, pas së cilës kjo nismë u pranua zyrtarisht.
O REI OFICIALMENTE ESTÁ NO DICIONÁRIO!
Ele é o pelé do Basquete. Ela é a pelé do Tênis. A expressão que já era usada para se referir ao melhor naquilo que faz está eternizada nas páginas do dicionário! Juntos fizemos história e colocamos o nome do Rei do futebol na nossa língua… pic.twitter.com/Yy5RwWjq8J
— Pelé (@Pele) April 26, 2023
“Është një nga fushatat më origjinale ku kam marrë pjesë ndonjëherë. Emri i tij në fjalor është një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë që do ta mbajë Pele gjallë përgjithmonë”, tha Joe Fraga, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Pele.
Shembuj të përdorimit të fjalëve të reja janë se dikush është “Pele në mjekësi”, “Pele në basketboll”, “Pele në tenis” ose “Pele në dramaturgji në Brazil”.
Fjala e re tashmë është përfshirë në edicionin dixhital të fjalorit zyrtar në Brazil dhe e njëjta gjë do të bëhet edhe në botimin e ri të shtypur.