Studentët e Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës denoncojnë se, megjithëse kanë përfunduar studimet në degën “Fizioterapi Sportive”, nuk mund të licensohen për të ushtruar profesionin e fizioterapistit pranë Urdhrit të Infermierit. Ata, prej më shumë se një viti, sorollaten mes universitetit, ministrisë dhe urdhrit, pa asnjë zgjidhje konkrete.Rektori Agron Kasa deklaron, se programet janë të akredituara, por Urdhri i Infermierit nuk njeh titullin e tyre, ndaj studentët nuk lejohen të hyjnë në provimin e shtetit. Urdhri kërkon një amendim ligjor për njohjen e këtij programi.Specialisti i arsimit Albano Zhapaj, argumenton, se programi i “Fizioterapisë Sportive” në Universitetin e Sporteve përputhet në mbi 90% me programin e fizioterapisë në Universitetin e Mjekësisë. Megjithatë, diferenca në

								
															


