Jemi në Luz të vogël të Kavajës, ku takuam zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit, fituan të drejtën e pronës në vitin ‘94 nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për 16mijë m2 tokë. Në vitin 2009 u skualifikua nga ATP, por më pas e rifitoi të drejtën në dy shkallët e gjyqësorit. Sot, kanë kaluar 30 vjet, por Vahidi thotë, se nuk kanë marrë as tokë dhe pas para.Kur shkon në ATP i thonë, që duhet të presë pa afat, që vendimi të dalë në Fletoren Zyrtare. Ne morëm kontakt me Agjensinë e Trajtimit të Pronave, ku na thanë, që nuk kanë të administruar vendimin e formës së prerë, vendim, që e con vetë qytetari në ATP.Ai shpreson të mund të gjejë të drejtën, sa është gjallë, pasi vëllezërit kanë ndërruar jetë pa e gëzuar pronën e tyre.
