Jemi në Lushnje, pasi Bexhet Vrapi, thotë, se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë është lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë, duke i premtuar, se do të fitonte pronën me gjyq. Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja tani duhet t’i kthejë lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti thotë, se nuk po mundet të marrë paratë.Vetë avokatja shprehet, se paratë do t’ia kthejë në 21 shkurt. Sipas saj, lekët janë marrë nga një gjyqtar, që iku nga sistemi për shkak të vettingut.
