Fitoi 15 mln euro përmes mashtrimit në ‘Call Center’, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Mësohet se i riu mashtronte shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i përvetësonte.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Team” u arrestua Mendim Domi.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit