Teksa kanë mbetur tre ditë para finales së madhe të ligës së Konferencës që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”.
Media italiane shkruan se të mërkurën, ditën e ndeshjes në Shqipëri të gjitha zyrat publike do të mbyllen për të lehtësuar organizimin dhe menaxhimin e eventit.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka folur për lidhjet e tij me Italinë dhe ka thënë se sipas tij shqiptarët dhe italinët janë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet.
“Unë kam shpirt italian. Gjyshja ime kishte gjak venecian dhe falë saj kam mësuar edhe gjuhën tuaj. Për mua, italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Jemi shumë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”.
Në vijim ai thekson se kjo finale është një mundësi e madhe për Shqipërinë, pasi do të ketë një imakt shumë të madh në imazhin e vendit tonë.
“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Rotterdamit për të na dhënë një dorë.
Më tej ai është pyetur se ka shqetësime sa i takon sigurisë, me shumë tifozë italianë dhe holandezë që kanë mbërritur pa bileta.
Rama u përgjigj: “Ne u organizuam. Ata që nuk mund të hyjnë në stadium do të mund ta ndjekin ndeshjen në dy tifozeritë e rezervuara për mysafirët tanë. I kërkova ndihmë policisë në Romë dhe Roterdam, të gjithë po punojnë fort për të ofruar mbështetje”.
Ndër të tjera kryeministri ka thënë: Unë mbështes Juventusin që i vogël por tani që Romën e drejton Mourinho bëhet pak e komplikuar situata. Kam ngelur i mahnitur nga Interi i tij dhe në atë periudhë e kam tradhtuar Juventusin. Unë nuk jam një ekspert futbolli por më interesojnë më shumë trajnerët sepse mësoj nga karizma e tyre por edhe nga lidershipi e mënyra se si menaxhojnë një grup.
Rama ka folur edhe për Marash Kumbullën, lojtarin shqiptar që është pjesë e skuadrës aë Romës.
“Nuk e njoh personalisht por këtu të gjithë flasin mirë për të. Në Shqipëri nuk është e lehtë t’i bësh të gjithë të jenë dakord. Marashi është flamuri jonë dhe një lojtar shumë i fortë. Ka qenë shumë i aftë për ta bëjë Mourinhon të ndryshojë mendje duke fituar hapësira të rëndësishme në skuadër”.