Finalistja e Miss Anglisë e para në historinë e konkursit që konkurron pa grim

Finalistja e Miss Anglisë është bërë mbretëresha e parë e bukurisë që konkurron pa grim në historinë gati shekullore të konkursit.

Melisa Raouf, një studente 20-vjeçare nga Londra jugore arriti deri në gjysmëfinalen e konkursit të hënën pasi zgjodhi një pamje tërëisht natyrale. Ajo do të garojë në finale në tetor për kurorën.

“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndiej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, tha Raouf në një intervistë për gazetën ‘Independent’, të Mbretërisë së Bashkuar.

“Nëse dikush është i lumtur në lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik”, shtoi ajo.

Të Fundit