Një video ka qarkulluar në media sociale ku një person ka kryer marrëdhënie me një vajzë me dhunë, ndërsa dikush tjetër ka xhiruar skenën.
Policia është vënë në dijeni të ngjarjes dhe ka bërë me dije se ka nisur hetimet për të përcaktuar vendin dhe kohën kur ka ndodhur përdhunimi, ndërsa shton se po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.
Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, thuhet në njoftimin e policisë.