Një zjarr i përhapur mesditën e sotme në kodrat pranë fshatit Vloçisht u vu nën kontroll pas një ndërhyrjeje të shpejtë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe ndihmës së banorëve të zonës.
Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, rrezikonin disa stalla me bagëti, por falë reagimit të koordinuar u arrit të shmangen dëmet e rënda. Tre stalla me dhjetëra krerë bagëti të imta u shpëtuan, duke evituar humbje të konsiderueshme për familjet e fshatit.
Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar ne këtë stinë me temperatura të larta.