Florenc Gjonaj është drejtuar në Stop pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen, por nuk po lejohet nga bashkia. Ai vendosi, që të bënte një pulari dhe mori lejet në AZHBR, ku dhe doli përfitues i grantit për 50% të investimit. Pas kësaj, duhej një leje ndërtimi nga bashkia, që nuk po i jepet, me arsyetimin, se ministria e bujqësisë për rastet kur është tokë-truall dhe nuk respektohen distancat.Ne shkuam në Ministrinë e Bujqësisë, ku na thonë, se kështu veprohet edhe në bashkitë e tjera, kur ka toka truall, pasi aty ka ndërtesë dhe ministria shprehet vetëm për toka bujqësore.Ne u takuam me Drejtorin e Urbanistikës në bashkinë e Mirditës, Julian Tusha, i cili këmbëngul, se në projektin e zotit Florenc Gjonaj, nuk respektohen distancat. Ai premtoi, të bënte matjet në terren, por nuk doli, ta bënte këtë.Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi shprehet, se ai konsultohet me specialistët dhe i është thënë, se nuk respektohen distancat. Madje Mëlushi thotë, se ka dashur një mendim të specializuar nga Ministria e Bujqësisë, por kjo ministri nuk është shprehur. Sipas kryebashkiakut, nëse do të ketë shkelje, do të merren masa. Por nga ana tjetër afati për grantin e qytetarit, po përfundon.
