FIFA dënon Federatën Serbe të Futbollit

Federata serbe e futbollit u gjobit me 20 mijë franga zvicerane për shkak se në dhomat e zhveshjes u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

Aty ishte edhe një shkrim: “S’ka dorëzim”.

Çfarë ndodhi?

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për pankartën, e cila ishte varur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.

Përveç FFK-së, ankesë bëri edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në FIFA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Ky gjest ndodhi në ndeshjen e parë të Serbisë në Kampionatin Botëror ndaj Brazilit ku u mposht 2-0.

Ndërkohë, ka një tjetër procedurë të hapur në lidhje me ofendimet e trajnerit serb dhe tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.

 

Të Fundit