Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një foto të familjes së tij, teksa uron bashkëshorten e tij Liri Berisha për ditëlindjen, duke e quajtur më të mirën e familjes.
Por me sa duket kreu i PD ka dy gëzime në një ditë, pasi feston dhe 51-vjetorin e martesës.
“Miremengjes miq, sot familja jone feston 74-vjetorin e më të mirës së familjes tonë, Lilit, por edhe 51-vjetorin e martesës tonë Gëzuar Lili! Së bashku edhe shumë e shumë vite tjera! sb”, shkruan Berisha.